Forence Owiti Opiyo nga Kibigori i Kenisë ka kryer një operacion për ta reduktuar masën e madhe në testikujt e tij.
Ai së pari vuri re një cistë në organet e tij gjenitale më 2006 kur ishte vetëm 10 vjeçar.
Një procedurë fillestare e ndihmoi atë që ta largojë këtë cistë më 2007, por problemi u ri-shfaq vite më vonë.
Përgjatë kohës, cista ishte rritur aq shumë sa që Forence kishte probleme në të ecur, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
Jeta i ishte vështirësuar pasi që testikujt i ishin bërë aq të mëdhenj sa që ai nuk mund të ecte më lehtë apo të veshë rroba.
Prindërit i kishin vdekur kur kishte qenë vetëm pesë vjeçar, dhe ai jetonte vetëm me vëllanë, Eliza-n, dhe gjyshen e moshuar.
Ai filloi të rregullojë këpucë në tentim që të ruajë para por nuk arriti ta paguajë operacionin.
Por fqinji i tij, Duncan Otieno, shkrepi disa fotografi të organeve gjenitale të Forence dhe i publikoi në Facebook duke kërkuar ndihmë.
Kështu, Forence-t iu mundësua operimi i cili doli të jetë i suksesshëm.
Edhe kirurgu konsultues, James Obondi, i cili e kishte kryer këtë procedurë, tha që Forence do të mund ta çojë një jetë normale si çdo njeri tjetër pas këtij operacionit.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...