Një burrë, i cili besohet se është njeriu më i shëndoshë në botë, po përgatitet për t’iu nënshtruar një ndërhyrje për të hequr kilogramët e tepërta, pasi mjekët besojnë…
Një burrë, i cili besohet se është njeriu më i shëndoshë në botë, po përgatitet për t’iu nënshtruar një ndërhyrje për të hequr kilogramët e tepërta, pasi mjekët besojnë se jeta e tij është në rrezik, transmeton gazeta KOHA.
32-vjeçari Juan Pedro peshon 500 kilogramë dhe qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës, për shkak të gjendjes së tij. Ai pritet që t’i nënshtrohet një trajnimi në Meksikë, me shpresën se do të mund të ulë disa kilogramë.
Pedro ka luftuar me obezitetin përgjatë gjithë jetës, por problemi u bë edhe më serioz kur pësoi një aksident në moshën 17-vjeçare.
“Kur isha 6-vjeç peshoja 60 kilogramë dhe kam vijuar të shtoj në peshë, derisa në moshën 17-vjeçare peshoja 230 kilogramë. Kam dëmtuar gjysmën e trupit dhe kam qëndruar 1 vit e gjysmë në shtrat”, deklaron ai.
Juan Pedro është nga shteti i vogël meksikan i Aguacalientes. Ai pritet që të udhëtojë drejt Guadalajara për t’iu nënshtruar trajnimit që mjekët besojnë se do t’i shpëtojë jetën.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme