Shtatzënia dhe linda mund të ofrojnë momente të mahnitshme. Ne kemi parë fenomene të habitshme se si foshnjat lindin vet apo çlirojnë veten e tyre, apo si motrat binjake lindin në të njejtën saktësi kohore. Video e mësipërme ka kapur shifrën e shumë klikimeve dhe është shquar jashtzakonisht shumë.
Në dy minuta kohë, një mjek në Spitalin Royal Sussex në Brighton, angli, ka realizuar një verizon të jashtëm cefalik (EVC), duke kthyer fetusin në përmballjen apo pozicionin me kokë te poshtë.
Në fillim ai paraljamëron nënën, e cila është 36 javëshe shtatzënë, që procesi do të jetë paksa i pakëndshëm, por jo edhe me dhimbje të padurueshme. “Nëse nuk mundeni ta përballoni këtë dhimbje, thjeshtë konfirmoni që të ndërprej procesin” – i sqaroi mjeku nënës shtatzënë. Kështu, ai e kthen foshnjen e palindur, ndërsa me përfundimin e procedurës, nëna fillon të skuqet dhe të nënqesh në vete. Nëna e përshkruajti si diçka qesharake dhe të panjohur, tërë procesin dhe padyshim e përballoi me sukses.
Ndoshta pjesa më e çmendur është se ju mund të shihni formën e fëmijës duke lëvizur në stomak. Personi që inçizonte tërë kohën ngjarjen, u mahnit me të madhe duke pohuar: “çfarë njeriu, është një gjeni i vërtetë”. Nuk mund ta besoj se pash rrotullimin e foshnjes. Kjo ishte diçka shumë e mahnitshme./femra.net
https://youtu.be/qT2jBxVoOQc
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...