Deti Mesdhe fsheh një ishull të vogël, ideal për fshehjen e arit, gjë që thuhet edhe të jetë bërë aty. Por, zor është që të besohet se ndokush do ta gjej atë ar.
Ishulli Montekristo, të cilin e kishe bërë të famshëm shkrimtari i madh francez, Alexandre Dumas, ruan legjendën e arit të fshehur, të cilin atje e ka fshehur askush tjetër, pos vet Mjekërkuqi i famshëm.
Vetëm 1000 turistë në vit lejohen që ta vizitojnë këtë ishull, i cili përshkruhet si parajsë në tokë. Është e tepërt të thuhet se ekziston lista e pritjes, kështu që, nëse paraqiteni tani, në ishull do të mund të shkoni diku kah viti 2019.
Vendndodhja e saktë dhe përmbajtja e thesarit ende ngelin mister, e thashethemet rreth asaj se këtu ka thesar të fshehur, kanë filluar disa qindra vite më parë, kur një manastir në ishull kishte filluar të pasurohej me të shpejtë. Mjekërkuqi ishte një pirat i famshëm i shekullit XVI, për të cilin besohet se tërë thesarin e vjedhur, e ka groposur këtu.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë