Gjeologjikisht, Kauai është ishulli më i vjetër i Havait, që magjepsë me pamjet mahnitëse.
Me një lartësi mbidetare prej 1,598 metrash, Kawaikini është maja më e lartë në këtë ishull vullkanik, i cili është i njohur edhe si Ishulli Kopsht, për shkak të vegjetacionit të shumtë, respektivisht peizazhit të gjelbër, shkruan ngjyra.com.
Në të gjenden disa prej shtigjeve më emocionuese të ecjes në këmbë, si dhe shumë maja malesh të përshtatshme për fillestarë dhe profesionistë të alpinizmit. Përderisa, deri te Gjiganti i Fjetur është lehtë për të arritur, për shkak të terrenit të papërshtatshëm – maja Haupu vizitohet nga shumë pak aventurierë.
Shtegu Kalalau në bregun dramatik Na Pali është sfidues dhe i vështirë, por është shumë piktoresk dhe të çon në luginën e mrekullueshme Kalalau, ku mund të arrihet vetëm duke ecur në këmbë ose duke lundruar.
Megjithatë, deri tek kanionet, parqet dhe plazhet e Kauait arrihet fare lehtë me makinë.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...