Hoteli Nishiyama Onsen Keiunkan, në provincën japoneze Yamanashi, është themeluar në vitin 705 të erës sonë. Sipas Librit të Rekordeve Botërore të Ginisit kjo është edhe kompania ende operacionale më e vjetër në botë, që menaxhohet nga e njëjta familje.
Kjo kompani është është themeluar nga Fujiwara Mahito, i biri i Fujiwara Kamatarit, i cili ishte një ndihmës i afërt i perandorit Tenji (626-671). Ndërkaq, për herë të parë ky hotel është klasifikuar më i vjetri në histori në vitin 2011, ndërsa ky titull i është ripërtërirë në shtator të vitit 2013.
Nishiyama Onsen Keiunkan është një hotel me gjashtë lloje të ujit të nxehtë, i cili i tëri buron si i tillë nga thellësia e tokës nëpërmjet proceseve natyrore nga katër burime.
Pamjet nga ky hotel, i ngritur në zonën malore pranë Kiotos, drejt luginave malore janë mahnitëse. Shumë afër, menjëherë prapa këtij hoteli, rrjedh lumi Minobu, i cili mund te shihet edhe prej shumë dhomave të tij.
Çmimi aktual për të kaluar një natë në një dhomë të thjeshtë dyshe është 700 dollarë.
Suksesi i këtij hoteli, 1310 vjet të vjetër, thuhet se qëndron në aftësinë e pronarëve të tij që t’iu përshtaten kërkesave të çdo epoke dhe t’i shfrtëzojnë mjetet moderne të kohës për ofrimin e shërbimeve.
Shumë pjesë të kompleksit të këtij hoteli, janë ashtu siç kanë qenë në ditët e tij të hershme, kur ai ishte i popullarizuar, posaçërisht në mesin e klasës ushtarake dhe artistëve.
Sipas rezultateve të një studimi japonez, të vitit 2009, thuhet se në Japoni ekzistojnë mbi 21.000 kompani mbi 100 vjet të vjetra. Në fakt, të pesë kompanitë më të vjetra në botë që ende janë operacionale janë japoneze. /NGJYRA.COM/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë