‘’Dhe ata jetuan të lumtur, derisa vdekja i ndau.’’ Me siguri ju ka ndodhur ta keni dëgjuar disa herë këtë pjesëz të formulës së martesës, por historia e mëposhtme do t’ju bëjë të besojë se ndjenjat e vërteta zgjasin deri në momentin e fundit.
Benito Bruno dhe Rita Porta, përkatësisht 86 vjeç dhe 85 vjeçë, janë kthyer së fundmi në simbolin e dashurisë për mijëra italianë, dashurisë idilike që të gjithë ëndërrojnë të gjejmë një ditë.
Çifti nga Alessandria ndërruan jetë në të njëjtën ditë pas 62 viteve të martuar. Benito ishte shtruar në spital prej disa javësh pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri. Gjatë fazës post-operatore situata e tij ishte komplikuar dhe mjekët e mbanin në terapi intensive derisa ndërroi jetë, të premten e 24 nëntorit. Ndërkohë që bashkëshortja e tij Rita mbylli sytë pak orë pas vdekjes së tij në shtëpinë ku kishin kaluar më shumë se 60 vite bashkë. Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të posaçme historisë së tyre, e cila duhet të shërbejë si motiv frymëzuar për shumë çifte në botë. Vetëm pak ditë para se të ndahej nga jeta, Benito i kishte thënë të birit Gianluca se ai nuk do ta duronte dot në qoftë se do i ndodhte diçka gruas së tij të dashur. ‘’Kemi jetuar gjithmonë bashkë, duhet ta mbyllim këtë udhëtim po bashkë.’’- besohet të jenë fjalët e 86-vjeçarit.
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...