Google ADS

Ky burrë i moshuar ka 107 nipër e mbesa

17:16 | 20 Qershor 2016
Arbresh.info

Zubeyir Bakir, 111 vjeçari që jeton në qytetin Mush të Turqisë ka 107 nipër dhe mbesa nga të cilët edhe 4 prej tyre kanë nipër, raporton Anadolu Agency.
Bakir i cili jeton në fshatin Kepenek dhe ka mbi një shekull jetë gëzon një familje të madhe dhe ruan qindra kujtime.

Pavarësisht moshës që ka ai kryen pothuajse të gjitha nevojat e tij. Në një deklaratë për gazetarin e “AA”-së media turke, tha se ka 7 fëmijë të prej të cilëve rrjedhin 107 nipër dhe mbesa, dhe 4 prej tyre kanë nipër. Ai tha se ndjen lumturi të madhe që një pjesë të madhe të kohës e kalon me nipërit dhe mbesat.Ai tregoi se disa vite më parë humbi gruan Nazire me të cilën ka qenë i martuar për shumë kohë.

“Gruaja ime ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Bashkë kemi jetuar për 76 vite ku patëm 7 fëmijë, 107 nipër e mbesa. Për 76 vite me radhë asnjëherë nuk kemi lënduar njëri tjetrin dhe kemi patur jetë të lumtur. Ne e donim shumë njëri tjetrin. Pas humbjes së saj nisa të jetoj me fëmijët, nipërit dhe mbesat e mia. Ndaj një kohë të gjatë të ditës e kaloj me to”, shprehet 111- vjeçari.

thumbs-b-c-a47f4c8c039763f6ad1bd630e0262b17-1462876922-7147892-620x339_1466435093-5727150

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme