Kleopatra VII, mbretëresha e fundit e Egjiptit të lashtë, fitoi zemrat e Jul Cezarit dhe Mark Antonit, dy prej burrave më të rëndësishëm të Romës.
Atëherë, ajo duhet të ketë qenë një bukuri e jashtëzakonshme?
Monedhat e saj sugjerojnë se ndoshta nuk ka qenë kështu. Të gjithë e tregojnë në profil me një hundë të gjatë, mjekër të theksuar dhe sy të futur thellë.
Sigurisht, monedhat e Kleopatrës pasqyrojnë aftësitë e krijuesve të tyre dhe është krejtësisht e mundshme që mbretëresha nuk donte të shfaqej shumë femërore, në monedhat që përfaqësonin sovranitetin e saj brenda dhe jashtë Egjiptit.
Për fat të keq nuk kemi përshkrim të dëshmitarëve okularë në lidhje me mbretëreshën. Sidoqoftë historiani klasik Plutarku, i cili kurrë nuk e ka takuar Kleopatrën, na tregon se bukuria e saj qëndronte në sjelljen dhe në zërin e saj shumë të bukur.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...