Kokaina është më përhapur në Britaninë e Madhe sesa kudo tjetër në Evropë, sipas një raporti të ri mbi përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin.
Britania e Madhe nuk ka vetëm përqindjen më të madhe të përdoruesve të kokainës, por edhe numrin më të madh të vdekjeve nga mbidoza e drogës.
4% e britanikëve nga mosha 16 deri në 34 vjeç kanë marrë kokainë vitin e kaluar, ndërsa 11.5% kanë përdorur kanabis dhe 2.6% MDMA, e njohur edhe si ekstazë.
Kanabisi, MDMA dhe përdorimi i amfetaminave janë probleme më të mëdha edhe në shtete të tjera të kontinentit, dhe kanabisi mbetet droga më e përdorur, raporton Daily Mail.
Raporti thotë se kokaina është gjithnijë e më shumë në dispozicion dhe arriti pastërtinë më të lartë në dhjetë vjet në 2016.
Një ekspert tha se Evropa duhet të punojë së bashku për të goditur përdorimin e drogës.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...