Anonymous është një grup ndërkombëtar i njohur gjerësisht për sulmet e ndryshme kibernetike kundër qeverive, institucioneve dhe agjencive qeveritare, korporatave, Church of Scientology etj.
Anonymous e ka zanafillën në vitin 2003. Anëtarët e këtij grupi – të cilët qartazi qëndrojnë anonim dhe njihen si Anons – dallohen për mbajtjen e maskës së famshme të Guy Fawkes te “V for Vendetta”. Përpos fytyrës, anëtarët e Anonymous preferojnë të ndryshojnë edhe zërin përmes programeve të kodimit. Në fillimet e veta, Anonymous u krijua si një komunitet i decetralizuar që vepronte në mënyrë anonime dhe të koordinuar drejt një qëllimi kryesor, i cili ishte përgjithësisht argëtues.
Në vitin 2008, Anonymous mori vëmendje të jashtëzakonshme pas sulmit kibernetik ndaj Church of Scientology – grup korporatash dhe oprganizatash që përkufizohen si një kult ose lëvizje fetare. Asokohe, Anonymous sulmuan faqen e internetit të Church of Scientology. Më vonë, objektivi i sulmeve të Anonymous u bënë agjencitë qeveritare të SHBA-së, Izraelit, Tunizisë, Ugandës, Shtetit Islamik, faqet e pornografisë për fëmijë, agjencitë që shkelnin të drejtat e autorit, kisha, korporata si PayPal, MasterCard dhe Visa. Anonymous ka mbështetur publikisht WikiLeaks dhe lëvizjen Occupy.
Dhjetëra njerëz janë arrestuar përsa i përket sulmeve kibernetike ndaj shteteve si SHBA, Australi, Hollandë, Spanjë, Indi, Turqi dhe Anons janë cilësuar si “terroristë kibernetikë” pavarësisht popullarizimit dhe mbështjetjes në internet. Anonymous nuk ka synime specifike, megjithëse ekziston një dëshirë për të luftuar censurën, për të promovuar lirinë e fjalës dhe për të dalë kundër kontrollit të qeverisë. Së fundmi, Anonymous doli kundër policisë në SHBA duke kërcënuar se do të publikojnë dokumente kundër tyre, në rast se vendosin në rrezik jetën e protestuesve, të cilët po ngrenë zërin kundër racizmit.
Parimi kryesor i grupit është “anti-shtypja”Anonymous qëndronte në heshtje që prej vitit 2016 dhe u rikthye këtë vit. Në shkurt të 2020-s, grupi hack-oi faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara dhe krijoi një faqe për Tajvanin, që nuk ka asnjë vend në KB që prej 1971./lapsi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...