Si do t’ia dilni të ndryshoni një institucion të vjetër, shekullar, sikurse është monarkia në Britani të Madhe?
Përgjigjja mund të qëndrojë edhe te Meghan Markle, e fejuara e Prince Harry.
Por para 60 vitesh, familja mbretërore iu “nënshtrua” vërejtjeve të bëra nga gazetari i shquar Baron Altrincham, transmeton portali arbresh.info
Baron Altrincham, i cili më vonë u njoh me emrin John Grigg, tronditi Britaninë kur kritikoi hapur Mbretëreshën dhe oborrtarët, për të cilët tha se nuk ishin në kontakt me subjektet e saj.
“Jam shumë i lumtur që një serialin “The Crown” e kemi edhe një episode kushtuar gazetarit të njohur John Grigg, i cili është figurë e njohur në Angli dhe së shpejti pritet të bëhet i njohur në mbarë botën”, tha Robert Lacely në promovimin e librit të tij.
Në vitin 1957 ai shkroi se Mbretëresha Elizabeth II dhe oborrtarët e saj të klasit të lartë ishin larguar nga qytetari i thjeshtë anglez, ndërsa fjalimet e Mbretëreshës i quajti “dhimbje qafe”, ndërsa vetë atë e quajti “vajzë superiore”.
Dhe kjo nuk ishte hera e parë që gazetari i njohur kishte kritikuar monarkinë, por në vitin 1975 shkrimi i tij morri përmasa kombëtare.
BBC edhe pse kanal i pavarur televiziv, nuk i dha hapësirë gazetarit që të shprehte mendimet e tij, prandaj ai ia doli që të fliste në një televizion jo aq të rëndësishëm.
Ai dha mendimet e tij, mandej morri edhe një shpullë në fytyrë nga një anëtar i Liga e Lidhjes Perandorake, grup që argumetoi se Britania duhet të mbajë perandorinë e saj.
Megjithatë ishtë pikërisht Altrincham që frymëzoi Mbretëreshën dhe ndihmoi monarkinë.
“Gjërat që duhet thënë për të është se ai ishte një monarchist i madh. Ai nuk ishte republikan kur kritikoi mbretëreshën. Ai kritikoi se mbretëresha dhe oborrtarët nuk po i shërbenin mirë monarkisë së tyre”, tha Lacey.
Kritikat e tij nuk është se hasën në vesh të shurdhër. Monarkia në Britani të Madhe përshëndeti kritikat e tij.
Në vitin 1975 Mbretëresha për herë të parë iu drejtua popullit në natën e Krishtlindjeve dhe hapi dyert për njerëzit e thjeshtë që të vizitonin pallatin e saj./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...