Google ADS

Kush e sundon botën?

22:42 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Historia është e mbushur me pëshpëritje mbi shoqëritë sekrete me kronika të trashëgimtarëve ose priftërinjve, të cilët kanë ruajtur me fanatizëm njohurinë e ndaluar të njerëzve të lashtë.

Njerëz të rëndësishëm, të cilët mblidheshin në fshehtësi të plotë, të cilët kanë drejtuar rrotën e civilizimit, janë të regjistruar nëpër shkrimet e të gjithë popujve. Më e vjetra është Vëllazëria e Gjarprit, e quajtur ndryshe edhe si Vëllazëria e Dragoit, që vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite nën emra të ndryshëm.

Është e qartë që, feja ka luajtur një rol kryesor në rrjedhën e këtyre organizatave. Komunikimi me një burim më të lartë, shpesh hyjnor, është një deklaratë e zakonshme për ata. Sekretet e këtyre grupeve thuhet se janë kaq të thella dhe të fshehura sa vetëm një pjesë e mirë e arsimuar dhe e zgjedhur janë në gjendje ti kuptojnë dhe ti përdorin. Këta njerëz i përdorin njohuritë e tyre për të mirën e njerëzimit. Të paktën kjo është ajo që ata deklarojnë. Si mund ta dimë ne këtë gjë kur njohuritë dhe veprimet e tyre kanë qenë sekrete? Për fat të mirë disa prej tyre tashmë janë shndërruar në njohuri publike.

Një fakt shumë intrigues është që në shumë, në mos në të gjitha shoqëritë tribale primitive, të gjithë të rriturit janë pjesëtarë të këtyre shoqërive. Zakonisht ata janë të ndarë në grupe meshkujsh dhe grupe femrash.

Zakonisht është mashkulli ai që dominon kulturën. Çuditërisht, kjo ngjan në mënyrë të përpiktë me disa nga shoqëritë sekrete të civilizuara. Dhe kjo do të thotë vetëm që shoqëria nuk punon kundër autoritetit të vendosur, por për të. Në fakt, mund të thuhet për autoritetin aktual të stabilizuar. Kjo ka tendencën të rrëzojë poshtë pretendimin dhe vlerën e çdo argumenti që shoqëritë sekrete janë të dedikuara ndaj “shkatërrimit të autoritetit kushtetues” dhe kjo mund të aplikohet natyrisht atëherë kur shoqëritë sekrete përbëjnë pjesën më të madhe të gjithë popullatës që preket nga ky aksion. Vetëm një grup i vogël bën pjesë në këtë kategori. Shoqëritë sekrete në fakt pasqyrojnë shumë nga aspektet e zakonshme të jetës.

Ka gjithmonë një ekskluzivitet në anëtarësi, që ka si rezultante rëndësinë e bashkangjitur të të qenurit ose bërit anëtar. Kjo gjë është hasur gjatë gjithë orvatjeve të njerëzimit, madje edhe ato që nuk janë sekrete si psh skuadrat e futbollit ose klubet e të pasurve.

Ky ekskluzivitet anëtarësie është aktualisht një nga armët më të fuqishme të shoqërive sekrete. Ato përdorin shenja, fjalëkalime dhe mjete të tjera. Këto gjëra kanë krijuar gjithmonë funksione të vlefshme në organizatat kudo që ndodhen. Arsyeja e deklaruar, pothuajse gjithmonë e ndryshme nga arsyeja e vërtetë përbën rëndësinë e ekzistencës së vetë shoqërisë. Sidomos miqësia është e një rëndësie të veçantë.

Të ndash vuajtjen dhe sekretin ka qenë gjithmonë një trill special për njeriun. Sidomos ata që kanë kaluar eksperienca nëpër kampet e stërvitjes së vështirë nuk kanë për ta harruar kurrë rëndësinë dhe ndjesinë speciale i përkatësisë dhe miqësisë që ndahet midis viktimave të tekave të rreshterëve dhe komandantëve të skuadrave. Është një emocion që lind nga nisja ose fillimi. Mjeti më i fuqishëm i çdo shoqërie sekrete është rituali dhe miti që e rrethon fillimin. Këto ceremoni të detyrueshme kanë një kuptim thellësisht të veçantë për pjesëtarët.

Nisja përmban disa funksione, të cilat përbëjnë zemrën dhe shpirtin e një shoqërie sekrete të vërtetë. Ashtu si dhe kampi i stërvitjes së vështirë, nisja ose fillimi në ushtri, janë aspekte të rëndësishme të mendimit njerëzor, që shkrihen në mënyrë universale dhe që shërbejnë për trajnimin dhe mirëmbajnë përpjekjet e një grupi njerëzish që operojnë në një drejtim të caktuar. Nisja i lidh të gjithë pjesëtarët në misticizëm. Neofitët fitojnë njohuri për një sekret, duke ju dhënë atyre një status special. Kuptimi i lashtë për neofite është “i mbjellë përsëri ose i rilindur”. Një nisje më e lartë është në realitet një ngritje në pozitë që frymëzon besnikëri dhe dëshirë për të

shkuar më lart, në rangun tjetër.

Qëllimet e shoqërive janë përforcuar, duke bërë që i nisuri të reagojë ndaj këtyre qëllimeve në çdo moment të jetës së zakonshme. Kjo sjell një ndryshim në veprimet shoqërore dhe politike të një anëtari. Ndryshimi është gjithmonë në interes të qëllimeve të liderëve të shoqërive sekrete. Liderët quhen adepts. Kjo mund të krahasohet, duke dhënë si shembull ushtarin që është trajnuar ti bindet urdhërave pa menduar.

Rezultati është shpesh plagosja ose vdekja e ushtarit për të realizuar qëllimin e komandantit që mund të jetë ose mund të mos jetë i mirë për gjithë komunitetin. Nisja është një mënyrë për të shpërblyer njerëz ambiciozë, të cilëve mund t’ju besohet. Sa më lart të shkojë niveli i nisjes, aq më i pakët është numri i anëtarëve, që kanë atë nivel. Kjo nuk ndodh, sepse anëtarët e tjerë nuk janë ambicioz, por, sepse bëhet një proces selektimi shumë i kujdesshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme