Kjo ndoshta mund të jetë puna e ëndrrave tuaja. Ishulli San Helena në oqeanin Atlantik ka shpallur konkurs për vende të lira pune në departamentin e kontrollit të emigracionit në aeroportin e ri.
Kandidati fatlum që do të mund të fitojë këtë pozicion pune, do të kalojë në xhepat e tij plotë 56 mijë euro.
Megjithatë, kjo e mirë e ka edhe një të keqe, pasi të gjithë ata që kanë në plan të aplikojnë, duhet të marrin parasysh se do të mërziten herë pas here duke qenë shumë vetëm në ishullin e izoluar.
Në reklamën ku kërkohej puna, përshkruhej se territori është i një ishulli sub-tropikal, me vende të mrekullueshme për t’u argëtuar në natyrë dhe me vetëm 4500 banorë.
Ishulli shtrihet në 425 kilometra katrorë dhe është rreth 2800 kilometra larg bregut të Angolës. Ishullin e pabanuar ku Napoleoni i kishte kaluar ditët e fundit pas humbjes, e kishte zbuluar një zhytës portugez, por me kalimin e viteve kaloi në administrimin e kompanisë britanike.
Në aeroportin e këtij ishulli aterron dhe ngrihet në ajër vetëm një aeroplan komercial, i cili udhëton për në Afrikën e Jugut, por planifikohet që të shtohen linjat ajrore.
Aeroporti më pak i përdorur në botë është hapur në vitin 2016, kurse hapja zyrtare e tij ishte shtyrë disa herë për shkak të problemeve të shumta.
Ndërtimi i këtij aeroporti ka kushtuar rreth 360 mijë euro.
Gresa dhe Sara përmendin emrin që rrezikohet nga zarfi i zi
Shpjegimi i prerë me katër fjalë i Deschamps për mungesën e ...
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...