Të dielën e fundit të muajit mars, pikërisht më 26 mars do të flemë një orë më pak për shkak të ndërrimit të orës, një ndërrim, që ndodh dy herë në vit, në pranverë kur ora shkon 60 minuta para dhe në vjeshtë kur ora lëviz 60 minuta prapa.
Kështu nga e diela e 26 marsit dhe deri më 29 tetor 2017, orët me diell në Tokë do të rriten duke bërë në muajt në vijim dita të zgjatet krahasuar me natën.
Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para sipas orës lokale, kur ndaj të gdhirë nga ora 02:00 e mëngjesit akrepat e orës do të shkojnë para duke shënuar orën 03:00.
Ndërrimi i orës sipas asaj diellore parashikon kursim të madh të konsumit të energjisë elektrike. Ky ndryshim i orës u vendos me ligj në Europë në shekullin e kaluar. Ndryshimi erdhi si një mënyrë për të përfituar nga drita diellore dhe për të zvogëluar në maksimum konsumin e energjisë elektrike për të ndriçuar.
Por, sipas analistëve të fushës nuk duhet harruar se pavarësisht orëve diellore, në muajt e pikut të të nxehtit kërkesa e madhe për energji elektrike i detyrohet përdorimit në masë të ajrit të kondicionuar, që lidhet ekskluzivisht me faktorët klimatikë dhe të temperaturës, dhe jo më me orët e gjata me dritë natyrale.
Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milionë eurove.
Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.
Ndërsa mbi një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komunave e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës. Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.
Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.
Në Shqipëri, deri pak vite më parë, ndryshimi i orës dy herë në vit, shpallej vetëm me vendim dhe njoftim të posaçëm qeverie, por vitet e fundit kjo nuk është aplikuar më nga qeveria shqiptare dhe njoftimin për qytetarët e bëjnë vetëm mediat, duke iu referuar rutinës së përvitshme të ndryshe.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...