Kurrë më parë dielli nuk është parë kaq afër

01:15 | 11 Maj 2017
Trina Galanxhi

Fijet gjigante të plazmës disa herë në madhësinë e tokës kërcejnë në sipërfaqen e diellit në një shfaqje spektakolare.

Shfaqja e bukur u kap nga një aparat fotografik i NASA-s i aftë të filmonte dritën intensive të emetuar nga ylli.

Videoja 40 sekonda përbëhet nga një sërë imazhesh të kapura gjatë një periudhe 22-orëshe në mes të 2 dhe 3 majit të këtij viti.

Observatori i NASA-s përdori një aparat fotografik që izolon dritën ultravjollcë për të kapur shfaqjen hipnozuese. Pavarësisht se janë disa herë në madhësinë e tokës, sipas NASA-s, “fijet” nuk priten të shkaktojnë ndonjë shkatërrim diku tjetër në sistemin diellor.

Në vitin 2014, shpërthimet e fuqishme nga dielli goditën tokën në një stuhi diellore, duke shkaktuar përçarje të vogla në rrjetet e energjisë, satelitët dhe komunikimet me radio.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme