Shtatori ishte emri më unik që i ishte dhënë një vajze në SHBA në vitet e fundit.
Sipas shkrimtarit të shekullit të 17-të, Richaro Saunders, shegët dhe qumështi i dhisë janë të mira për t’u ngrënë në shtator.
Sipas një studimi të SHBA-së fëmijët e lindur në shtator rriten më shumë se të tjerët.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, 26 shtatori është ditëlindja më e zakonshme për njerëzit anglezë dhe të Uellsit të lindur në 20 vitet e fundit. Shekspiri nuk përmendte kurrë shtatorin.
Këto janë disa nga kuriozitetet për muajin e parë të stinës së vjeshtës:
Çmimet më të lira
Këtë e dinë të gjithë. Sapo vjeshta troket zyrtarisht, çmimet në vendet turistike nuk janë më “të larta”. Edhe në booking, nëse do të kontrolloni, sezoni i ri ofron paketa me çmime më ekonomike, madje nëse zgjidhni më shumë se një javë, edhe këtu mund të gjeni ndonjë ofertë të vlefshme.
Moti i freskët
Gjate shtatorit, kur temperaturat fillojnë të zbresin, moti është në mes, pra nuk është vapë dhe as ftohtë. Është koha ideale për të qenë jashtë gjatë gjithë ditës, madje edhe në orët e tmerrshme të pikut.
Biletat e udhëtimet
Nëse vërtet po kërkoni një vend për t’u çlodhur dhe për të shijuar pushimet tuaja verore larg qytetit dhe vendit ku banoni, sezoni i vjeshtës është një mundësi e shkëlqyer. Edhe biletat e avionëve këtë kohë ofrohen me çmime më të ulëta, kështu që në portofol do të keni më shumë para për shopping. Përveç kësaj, edhe faturat për produktet e plazhit, kremrat apo edhe rrobat e banjës kushtojnë më lirë.
Më pak turmë
Koha ideale për te moshuarit. Rick Steves, ekspert udhëtimesh, inkurajon të moshuarit të marrin në konsideratë sezonin e vjeshtës për të pushuar, sidomos për udhëtimet në Evropë. Ai rekomandon si kohë për moshën e tretë periudhën prill – qershor dhe shtator – tetor. Këto periudha i ndihmojnë vizitorët të shmangin disa nga elementët më të lodhshëm gjatë udhëtimeve siç janë turmat dhe nxehtësia.
Ushqim më i freskët
Të gjithë ata qe pushojnë gjatë muajve të verës e dinë mjaft mirë se ushqimi është një temë gjithashtu e nxehtë. Rastet e helmimeve kanë qenë të shpeshta dhe arsyeja kryesore, sipas mjekëve, është nxehtësia. Në restorante apo fast food-e, frika më e madhe është e produkteve që nuk e ruajnë gjatë freskinë.
Të lindurit në shtator
Ky studim u përforcua nga një tjetër përfundim i “National Bureau of Economic Research”, sipas të cilit mosha e fëmijëve ka rol të rëndësishëm jo vetëm për ecurinë në shkollë nga mosha 6-15 vjeç, por edhe në shkallën e ulët të kriminalitetit. Kjo ndodh pasi fëmijët e lindur në shtator janë me të rritur kur nisin shkollën, krahasuar me moshatarët e tjerë.
Sipas “Prevention.com” ata që lindin në vjeshtë janë 30% deri ne 90% më shumë të riskuar të preken nga alergjitë. Janë më të gjatë se fëmijët e tjerë. Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Torontos, Northestern University, fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të mira në shkollë./a2cnn
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...
Lewandowski e kujton kohën kur gati i ishte bashkuar Manches...
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...