Një egjiptian që kishte braktisur shkollën shpreson të hyjë në histori pasi ka kaluar tre vite duke e krijuar, atë që beson ai të jetë, Kurani më i madh në botë.
Dorëshkrimi i bërë nga Saad Mohammed është 700 metra i gjatë, që do të thotë, pothujase dy herë më i lartë se Empire State Building, transmeton portali arbresh.info.
Deri me tani, Mohammed, i cili jeton në qytetin Belqina, në veri të Kajros, ka financuar çdo centimetër të projektit të tij.
Ai ka shpresa që ky punim do të tërheqë vëmendjen e njerëzve. Ai shpreson se do të hyjë në Librin e Rekordeve Gines, por ka shtuar se për këtë i nevoitet ndihmë, pasi nuk i ka mjetet e duhura./Arbresh.info
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person