Kur veshi rritet në krahun e pacientit (FOTO)

07:28 | 12 Nëntor 2016
Arbresh.info

Mjekët e një spitali në Kinë kanë mundur që të rrisin një vesh në krahun e një mashkulli që e humbi veshin në një aksident automobilistik. Si pjesë e kësaj procedura unike që bëhet për herë të parë në Kinë, mjekët morën kërc nga brinjët e pacientit dhe e prenë atë në formë e veshit.

Ky kërc u vendos nën lëkurën e krahut të djathtë të pacientit dhe shërben si struktura mbi të cilën po rritet veshi i ri. Mjekët konfirmuan se veshi do të pritet nga krahu i pacientit kur të arrijë përmasat e duhura dhe më pas do të vendosën në kokën e tij, aty ku mungon pjesa që ai humbi në aksident.

Zyrtarë të spitalit në qytetin Xi’an thanë se kjo do të bëhet pas rreth katër muajsh. Sidoqoftë, forma e veshit që rritet në krahun e pacienti, sigurisht veç përgëzimeve për punën e ekipit mjekësor, ka sjellë edhe mjaft batuta në rrjetet sociale. Ajo që mbizotëron është shprehja e re se jo vetëm muret paskan veshë./tch

1478915718_5 1478915691_1 1478915699_2 1478915705_3 1478915712_4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme