Adam dhe Raquel Gonzales kanë qenë të martuar për 5 vite, kur u zgjua një mëngjes me as idenë më të vogël se kush ishte ajo – ai e kishte humbur gjithë kujtesën, dhe nuk i kujtohej se ishte martuar me të.
Një mëngjes të hershëm shtatori të vitit 2016, Raquel hyri në dhomën e ditës me pizhamet e saj për të zbuluar se burri i saj po e shikonte i hutuar. Ai i kishte folur asaj sikur ajo të ishte një e huaj, dhe pa kurrfarë afeksioni. Ai nuk ia kishte idenë se kush ishte ajo.
“Unë e pyeta atë : A e di se ku je ? Çfarë viti jemi ? A e di emrin tim ? Dhe ai i tha “Jo” që të gjithë pyetjeve” ka thënë Raquel.
“Unë e vëreja se sa më shumë që unë kam pyetur aq më shumë ai po nervozohej”
Raquel e kishte siguruar prape atë që kjo ishte shtëpia e tyre, dhe se ajo ishte gruaja e tij, po ashtu se ata kishin tre fëmijë bashkë. Adam kishte filluar të qajë, nuk po mund të besonte se kjo ishte jeta e tij.
“Më duhet të marrë letërnjoftimin, ku është telefoni im dhe letërnjoftimi im?” ka thënë ai. Raquel i kishte thënë Adamit që të vishet dhe se ajo do e dërgonte atë në spital menjëherë.
“Raquel po tregohej e butë me të – ajo e dinte faktin se ai kishte pasur edhe më herët probleme me kujtesë, pasi që një grua kishte tentuar të e vrasë atë transmeton Gazeta Express.
5 vite më herët, në moshën 35 vjeçare, Adam ka qenë një menaxher dege për telekomin AT&T dhe një person i përkushtuar ndaj kishës. Pas ndarjes nga gruaja e tij e parë, ai kishte filluar një marrëdhënie të re me një grua e që përfundoj në një tragjedi.
E dashura e tij e re ishte abuzive , e kishte ngulfatur dhe një ditë gati e kishte vrarë.
Zemra e tij kishte ndalë tri herë rrugës për në spital, por ishte shpëtuar nga mjekët që po kujdeseshin për të. Adam kishte ndenjur në koma për 4 muaj.
“Kur unë jam zgjuar nga koma, unë se kam ditur se kush jam, as se kam qenë i martuar dhe se kam pasur dy fëmijë” ka thënë ai.
Ai kishte kaluar një vit në spital, duke mësuar se si të flas dhe si të ecë. Por memoria e tij nuk ishte kthyer.
Muajt kishin kaluar dhe gjatë kësaj periudhe ai ishte ri njoftuar me fëmijët e tij. Atij i dukej gjë e vështirë të i takonte ata dhe të i shikonte ata për herë të pare.
“Si mund një baba të i harrojë fëmijët e tij? “ ai kishte thënë.
Kur ai ishte kthyer në shtëpi, shtëpia ishte me plot fotografi që ai nuk mund të kujtonte asgjë nga këto momente. E kaluara e tij nuk ishte më aty.
Në vitin 2012 ai kishte takuar Raquel përmes internetit. E kishin lënë të takoheshin në një lokal, por ai nuk ishte paraqitur aty. Kishte shkuar në lokalin e gabuar. Ajo thotë se e pëlqente aksentin e tij prej Teksasi.
Pas disa muajsh ata u zhvendosën të jetojnë me njëri tjetrin dhe fëmijët e tyre. Në korrik të vitit 2015 ata janë martuar në një kishë të vogël në Phoenix.
Por humbja e serishme e kujtesës së Adam ishte zhdukur një mëngjes shtatori të vitit 2016.
Sa Adam ishte në spital dhe po bënte teste të ndryshme ai iu drejtua personit e vetëm që ai mund t`i besonte – nënës së tij. Ajo e kishte siguruar atë se ai ishte dashuruar dhe ishte martuar me Raquel.
“Ajo të do ty. Ti e ke bekimin im “ i kishte thënë nëna e tij.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?