Hani ekskluzivisht këto ushqime të freskëta ose të ftohta.
Shumë shpesh ndodh që të na ngelet pak ushqim nga dreka apo darka e mbrëmshme, mirëpo nëse prindërit tanë na kanë mësuar gjithmonë që kurrë të mos hedhim ushqimin, ato racione na mbeten për të nesërmen, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, duhet të dini që nuk bën të gjithë artikujt t’i ruani në frigorifer dhe t’i ngrohni më vonë, sepse mund të bëhen të helmueshëm!…
Këta shtatë artikuj assesi nuk duhet t’i ngrohni!
Orizi
Orizi i ngrohur mundet lehtë t’ju helmojë!… Për të shmangur të vjellat dhe diarrenë, orizin e zier ruajeni në frigorifer në enë të mbyllur. I ruajtur në këtë mënyrë është i sigurt për ngrënie nëse e ngrohni menjëherë dhe e hani.
Qepa, selinoja dhe panxhari i kuq
Këta artikuj shumë shpesh mund të gjenden në supa dhe çorba. Megjithatë, nëse i ngrohni, mund të ngopen me helme.
Vajrat dhe yndyrat
Shumica e vajrave oksidohen shumë shpejt, siç janë vaji i lajthive, i arrave, vaji i kokrrave të rrushit dhe ai i avokados. Nëse i përdorni sërish për zierje apo fërgim, do të shndërrohen në trans-yndyra të ndryshme. Më së miri do të ishte që asnjë lloj yndyre të mos e përdorni disa herë, por duhet ta hidhni menjëherë pas përdorimit.
Kërpudhat
Proteinat e kërpudhave ndryshojnë strukturën e tyre kur sërish i ngrohim dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme. /Telegrafi/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...