Kush është mbreti i xhunglës? Një tufë buajsh e nxjerrin nga loja luanin.
Një luan i uritur u detyrua t’ia fus vrapit e të largohej, arsyeja ishte e thjesht, ai po përndiqej nga një tufë buajsh të cilët furishëm e me agresivitet po i’a cenonin të ardhmen “Mbretit të Xhunglës”, transmeton arbresh.info.
Fotografja amatore Ramona Reichert, 36 vjeçare, kapi momentin kur maçoku i madh po largohej me bishtin nën shalë.
Ramona kapi këto imazhe në një ekspeditë gjuetie në “Serengeti National Park” të Tanzanisë.
Është e mahnitshme se si një nga grabitqarët më të frikshëm të planetit Tokë u detyrua të vrapojë të mos bëhet vakt ushqimi, i detyruar nga një tufë buajsh që po e përndiqnin e të cilët me forcë i treguan se edhe jeta e tij është e cenueshme.
Padyshim dihet që është në krye të zinxhirit ushqimor, por luani mori një mësim të rëndësishëm se siguria vjen me “numrat”./arbresh.info
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...