Ai i premtoi popullit gjerman një Rajh 100-vjeçar. Dhe kur përfundoi së foluri, Adolf Hitleri kishte krijuar me të vërtetë një perandori. Por jo një gjermane, ashtu si kishte planifikuar, por amerikane.
I ishte dashur vetëm një orë e gjysmë – për kaq gjatë, Adolf Hitleri i ishte drejtuar Rajhtagut në 11 dhjetor 1941. 87 minuta që do të ndryshonin botën përgjithmonë.
Fyhreri qëndron në podium, me zërin e qetë dhe të matur.
Një heshtje vdekjeje ka rënë në sallën e mbushur plot, teksa njerëzit dëgjojnë me vëmendje, çdo fjalë që ai nxjerr nga goja. Së pari, Hitleri u jep pjesëtarëve një informacion mbi luftën kundër Britanisë së Madhe. Më pas, ai e përshkruan veten si mbrojtësin e Europës kundër Bashkimit Sovjetik.
Por pas kësaj, fjalimi zhvendoset tek Amerika. Forca dhe intensiteti i fjalimit rriten. Zëri bëhet më i lartë, më agresiv. Ai e quan presidentin e SHBA të çmendur, teksa shpjegon se si “është qëllimi i çifutëve dheFrenklin Ruzëveltit të tyre, që të shkatërrojnë njërin vend pas tjetrit”. Thirrje miratimi jehojnë nëpër të gjithë Rajhtagun.
GABIMI ME I MADH I HITLERIT
Dhe pastaj – mes duartrokitjeve të papërmbajtura – i vetëshpalluri komandanti më i madh në histori, vulos fatin e tij me një fjali të vetme: “Gjermania, Italia dhe Japonia do të vazhdojnë këtë luftë derinë përfundimin e saj si fitimtarë…”.
Me këtë fjali, Hitleri nis një luftë në dy fronte, të cilën nuk mund ta fitojë. 75 vjet më vonë, historianët ende debatojnë përse Hitleri i shpalli luftë Amerikës. Vendimi i pamatur i diktatorit konsiderohet gabimi i tij më i madh. Dhe është një gabim që o të zërë në befasi këdo që ka patur njohuri për planet e mëhershëm të Hitlerit… A donte vërtetë Hitleri të bënte luftë me SHBA?
Eshtë një pyetje të cilës ai vetë iu përgjigj në një dorëshkrim që ishte projektuar të ishte vazhdimi i Mein Kampfit. në këtë libër të dytë, i cili nuk është botuar asnjëherë, Hitleri e përshkruan SHBA si armikun kryesor të Gjermanisë.
Por ai thotë gjithashtu se beteja finale do të bëhet në kohën e duhur. Vetëm pasi Europa dhe Rusia të jenë pushtuar tërësisht, makineria naziste e luftës do i kthehet Amerikës.
DY TRONDITJE PER FYHRERIN
Realiteti në fundin e vitit 1941 është krejt i ndryshëm. Falë RAF, Britania i ka qëndruar deri
tani valëve të sulmeve gjermane. Dhe vetëm gjashtë ditë përpara se Gjermania t’i shpallë luftë SHBA, Operacioni Barbarossa ndalet. Të sprapsur prej temperaturave që shkojnë deri minus 50 gradë celcius, sulmi gjerman ndaj Moskës ngrin në 5 dhjetor. Tani sovjetikët po i sprapsin trupat gjermane.
Në vendqëndrimin e tij, Fyhreri bën ecejake pa u ndalur. E ka të vështirë të besojë atë që po ndodh: ushtria e tij “e pandalshme”, në fakt ka dështuar në Rusi.
Hitleri këmbëngul që nuk do të ketë tërheqje; ushtria e tij do të luftojë deri në ushtarin e fundit! Nuk do t’ia dijë për jetët e njerëzve, shqetësohet vetëm për humbjen e reputacionit, të cilin e ka ndërtuar përreth idesë se është imun ndaj dështimit.
Vetëm dy ditë më vonë, njeriu që mendonte se kishte gjithçka nën kontroll merr një lajm të dytë befasues. Pa informuar udhëheqjen gjermane, në 7 dhjetor 1941, japonezët sulmojnë SHBA në bazën e Pearl Harbourit.
Hitleri nuk është i detyruar që të ndihmojë këtë aleat, në luftën kundër Amerikës. Por në vend që të peshojë këtë situatë të re strategjike, ai i shpall luftë Amerikës, vetëm pak ditë më vonë. A u ndie Hitleri nën presion që të mbështeste japonezët kundër Amerikës?
Jo, sipas historianëve. Ata argumentojnë se duke i shpallur luftë SHBA, Hitleri shpresonte se Japonia, nga ana e vet, do i shpallte luftë BRSS-së.
Eshtë një shpresë e kotë. Ndërkohë që plani i Hitlerit ngec, Ruzëvelti i vishet punës: presidenti i SHBA ka pritur prej kohës që t’i bashkohet luftës kundër Gjermanisë.
Por 95% e amerkanëve janë kundër dërgimit të trupave në Europë, dhe qëndrimi i tyre pasqyrohet edhe në Senat. Ruzëvelti nuk e ka shumicën e nevojshme për t’i shpallur luftë Gjermanisë naziste. SHBA do të mbetet neutrale.
Dhe sigurisht, në vitin 1941, Amerika është ende shumë e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA nuk kishte një shërbim të fshehtë real dhe ushtria e saj përbëhej nga vetëm 200 mijë ushtarë. Rajhu gjerman kishte 7 milionë ushtarë
në vitin 1941.
Ndonëse Amerika u ngjit, duke u bërë një fuqi ekonomike botërore pas Luftës së Parë, ushtria e saj u reduktua shumë pas vitit 1918. Edhe sulmi japonez në Pearl Harbour nuk bëri që të hidheshin më shumë para për ushtrinë.
Lufta me Japoninë do të zhvillohet vetëm në Paqësor – dhe nuk do të jetë direkt kundër gjermanëve. Por në këtë moment, Ruzëvelti merr një dhuratë të papritur nga Hitleri, e cila ndryshon gjithçka: Fyhreri i shpall luftë SHBA.
Ruzëvelti bindet që t’u bashkohet Aleatëve në një strategji “Gjermania e para”, ku prioritet do të ishte mundja e Gjermanisë, përpara se të fokusoheshin tek Japonia. Eshtë dita kur lind reputacioni i SHBA si polici jozyrtar i botës.
Rajhu gjerman nuk mundet t’u kundërvihet forcave të bashkuara të Britanisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik – Hitleri pëson humbje pas humbjeje deri kur vret veten në vitin 1945. SHBA, nga ana tjetër, rritet e rritet…
RRUGA E GJATE DREJT SUPERFUQISE GLOBALE
Si mund të ndërtosh një superfuqi botërore, ndikimi i te cilës shtrihet përreth globit? Sociologu Majkëll Men identifikon katër burime parësore të fuqisë së një shteti, që janë kontrolli mbi burimet ekonomike, ushtarake, politike dhe ideologjike.
Në vitin 1941, SHBA është larg kontrollit të të katërtave. Ekonomia po ecën mirë, por si fuqi ushtarak as nuk i afrohet Gjermanisë. Pas kësaj, Hitleri nxjerr ato fjalët fatkeqe në Rajhtag, makineria amerikane e luftës ndizet, dhe pjesa tjetër është histori.
Burimi ushtarak i ushtrisë nuk është vetëm tanke dhe ushtarë. Nga frika se mos nazistët ndërtonin një bombë atomike, amerikanët i përgjigjen zjarrit me zjarr. Ata bënë në punë muskujt financiarë dhe ekspertizën shkencore në projektin Manhatan, një projekt ushtarak për krijimin e të parës bombë atomike amerikane.
Të vetëdijshëm se shkencëtarët gjermanë janë liderë në fushën bërthamore që po lind, deri në 1945 SHBA ka vënë qëllimisht shënjestër kërkues nga Gjermania. Thithja e trurit e shndërron Amerikën në një lider teknologjik dhe shkencor – një rol që më parë e mbante Gjermania.
Burimi i tretë i fuqisë është politika, e cila qeveris marrëdhëniet mes shteteve. Ruzëvelti ka një vizion të qartë për rolin e Gjermanisë në Europën e pasluftës: ai kërkon të mos lejojë një marrëveshje paqeje, si ajo që u firmos në Versajë pas Luftës së Parë, e cila krijoi probleme ekonomike dhe sociale që çuan në ngjitjen e nazistëve. Ruzëvelti dëshiron një Gjermani të fortë në qendër të Europës – një partner demokratik.
Dhe kjo ndihmon burimin e katërt të fuqisë: ideologjinë. Që nga viti 1945, SHBA është parë si polici global, mbrojtësi i demokracisë dhe lirisë, në fillim në Europë dhe më pas në Kore.
Fundi i Luftës së Dytë Botërore i sheh katër burimet e fuqisë, si kolona të forta, mbi të cilat SHBA ndërton perandorinë e saj. Arkitekti i kësaj fuqie mund të ketë qenë Frenklin Delano Ruzëvelti – por ndërtimi i saj u bë fillimisht i mundur nga Adolf Hitleri. /“History Today”- bota.al
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...