Google ADS

Kur guxojnë bebet të pinë ujë?

19:55 | 17 Tetor 2018
Arbresh.info

Në përgjithësi, bebja nuk duhet të pijë ujë derisa t’i mbush 6 muaj.

Deri atëherë, të gjithë hidratimin që i nevojitet e merr nga qumështi i gjirit apo formulave tjera, transmeton Telegrafi.

Posa t’i ketë mbushur 6 muaj, është në rregull nëse i jepni bebes ujë kur është i etur.

Megjithatë, mos e teproni me ujë sepse mund t’i shkaktoni dhimbje në stomak ose mund të ngopet dhe të mos hajë mirë.

Pasi t’i ketë mbushur një vjet, kur bebja hanë ushqime të forta dhe pinë qumësht, mund ta lejoni të pijë sado ujë që ka dëshirë.

Përse nuk duhet t’i jepni ujë bebeve nën 6 muaj

Kur bebja më e vogël se gjashtë muaj pinë ujë, kjo mund të pengojë në aftësinë e trupit të bebes për t’i absorbuar vlerat ushqyese që gjenden në qumësht të gjirit.

Në raste shumë të rralla, bebja që e tepron me ujë mund ta zhvillojë një sëmundje që njihet si intoksikimi i ujit, e që mund të shkaktojë koma dhe kriza. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme