Paramendoni në vitin 1896, fatlumë konsideroheshin ata të paktë që kanë pasur mjet motorik, por ata assesi nuk guxonin të lëviznin me shpejtësi më të madhe sesa 3 kilometra në orë.
Por jetojmë në kohën ku shumë habiten për shkak të paralajmërimeve që shpejtësia e trotinetëve në trotuar, do të mund të kufizohej në vetëm 6 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Asokohe ishte në fuqi kufizimi prej vetëm 2 miljeve në orë, përkatësisht 3 kilometra, e që kjo të ishte më bizare, para çdo mjeti motorik është dashur të ecë njeriu, që i drejtonte mjetet me flamuj të kuq që paralajmëronte kalimtarët për rrezikun.
Kufizime të tilla, nuk kanë pasur ndonjë rëndësi për Walter Arnold nga Anglia. Ai ishte një prej të parëve që mori licencën për shitjen e mjeteve motorike të prodhuesit Benz, por zyrtarisht edhe shoferi i parë në histori të automobilizmit që u dënua për tejkalim shpejtësie.
Duke shëtitur nëpër Kent të Anglisë, Walter me Arnold Benzin e tij në vitin 1896 e shtypi pedalin e gazit – duke lëvizur me 13 kilometra në orë, kur në ato momente hasi në një polic në biçikletë i cili i shqiptoi një tiketë.
Pas kësaj ngjarje, autoritetet mësuan se zhvillimi i mjeteve motorike ka përparuar dhe se kufizimi në 3 kilometra në orë dhe burri me flamuj në dorë – duhet të largohen.
Dhe kështu vepruan, burri me flamuj hyri në histori, e kufizimi i shpejtësisë është rritur në 14 milje në orë – përkatësisht 23 kilometra në orë.
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...