Krishtlindjet janë pjesa më e bukur e vitit për të gjithë fëmijët. Është periudha ku të gjithë, përfshirë dhe të rriturit, presim me padurim të ndezim dritat e pemës, të mblidhemi të gjithë sëbashku, të festojnë të gëzuar dhe të shpehim një dëshirë.
Ndërsa fëmijët kanë muaj që mendojnë se çfarë do të dëshirojnë sivjet nga Babagjyshi dhe si do ta dekorojnë shtëpinë për ta pritur atë.
Por kur është koha e duhur për t’i dhënë fund gjithë kësaj magjie të Babagjyshit? Fëmijë ju nuk lejoheni ta lexoni këtë artikull nëse nuk doni që Babagjyshi t’ju vizitojë këtë vit, prandaj vraponi tek prindërit dhe jepjani telefonin për ta lexuar këtë. Psikologu i njohur i prindërve dhe fëmijëve Dr Justin Coulson foli për Daily Mail Australia për kohën e duhur kur prindërit janë të lejuar për t’i treguar të vërtetën mbi Babagjyshin fëmijëve të tyre. Ai tha që mosha e përkryer kur fëmijët janë gati ta dinë të vërtetën është 5-7 vjeç. Kjo është periudha kur ata bëhen më shumë kuriozë për të ditur më tepër rreth kësaj teme. E keni vëne re kur ata ankohen tek ju në rast se më të rritur u thonë që Babagjyshi nuk ekziston dhe ju gjithmonë e keni mohuar kërë. Epo deri në një farë pike keni pasur të drejtë, por jo plotësisht.
Është mirë që fëmijët ta shijojnë periudhën e fëmijërisë në maksimum dhe Babagjyshi i Krishtlindjes është pjesë shumë e rëndësishme e saj. Por nga ana tjetër fëmijët nuk duhet të rriten me një gënjeshtër sepse më vonë mund ta përjetojnë shumë keq të vërtetën. Pra me pak fjalë koha e duhur për t’u treguar fëmijëve për të vërtetën e Babagjyshit është sapo ata të kërkojnë të mësojnë për të. Mund të zgjidhni dy mënyra, duke ja rrëfyer të vërtetën menjëherë apo duke vënë në punë logjikën e tij. Kërkoini atij fakte apo arsyetime që vërtetojnë ekzistencën e Babagjyshit. Nëse në fund fëmijët binden për këtë kërkoini diçka tjetër. Ai nuk duhet t’i tregojë askujt për këtë sepse tani ky është sekreti juaj dhe nuk ka të drejtë ta dijë askush veç jush./ Burimi ”Kids’ Time”