Google ADS

Kur është koha më e mirë për të ushtruar?

22:59 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Siç duket, ushtrimet në mëngjesin e hershëm janë më fitimprurëset.

Por cila është arsyeja këtë? Siç duket, në mëngjes nivelet tona të testosteronit janë mbi 30 për qind më të larta, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që testosteroni ndihmon në zhvillimin e rritjeve të muskujve dhe në adaptim, është esenciale që t’i bëni ushtrimet fizike në kohën e duhur të ditës.

Për meshkujt, aftësia për të rritur masën muskulore është më e madhe në mëngjes – që do të thotë ju do të ushtroni në mënyrë më efiçiente.

Veç kësaj, niveli i karbohidrateve në trupin tonë në mëngjes është në nivelin më të ulët, që do të thotë ju do të digjni më shumë dhjam.

Prandaj, përpiquni që sa më shpesh të ushtroni në mëngjes!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme