Në rast se nuk e keni ditur, ekziston edhe Dita e Buzëqeshjes, e cila është themeluar nga Dr. Madan Kataria nga India.
Shumë njerëz që e festojnë këtë ditë thonë se është manifestim pozitiv që promovon paqe në botë, transmeton Telegrafi.
Qëllimi i kësaj dite është të inkurajohen njerëzit të qeshin sa më shumë për t’u ndjerë më mirë, për ta liruar stresin, për t’i larguar brengat, depresionin, etj.
Sipas shkencëtarëve, kur një person qeshë, 80 muskuj i aktivizohen, ndërsa 17 prej tyre gjinden në fytyrë.
Sipas ekspertëve, disa minuta qeshje janë të njëjta me 15 minuta ushtrime fizike në biçikletë.
Të rriturit qeshin mesatarisht 17 herë në ditë, përderisa të rinjtë deri në 300 herë brenda dite. Gjithashtu, femrat qeshin më shumë se meshkujt. /Telegrafi/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek