Një problem shumë delikat që po haset këto vitet e fundit, është kontakti i fëmijëve 8-12 vjeç me pornografinë apo programet televizive “për të rritur”.
Prindërit shpesh gjenden përballë kësaj dukurie të re, të hutuar e të çarmatosur. Fjalët e para që u dalin nga goja, janë “turp” dhe “e dëmshme”.
Është e vërtetë që të tilla janë, por nuk mund t’i thuash fëmijës atë që duhet të jetë konkluzion i tij.
Mënyra se si do t’ia shpjegojë i rrituri, këtë dukuri do ta bëjë fëmijën të mos ketë kuriozitet dhe ta shmangi vetë. Është e natyrshme që në këtë moshë kur fëmija ka hyrë në pubertet dhe në trupin e tij po ndodhin ndryshimet e mëdha, fëmija të fokusohet te gjinia dhe seksualiteti.
Por, i rrituri prandaj është pranë tij, që ta ndihmojë të mos ngecet në eksitimin banal që më shumë është një bastardim se sa fenomen në natyrë.
Kombinimi i pjekjes seksuale me mjetet që njeriu ka shpikur, për të përftuar më shumë kënaqësi seksuale, nuk mund të japin asgjë të mirë në këtë fazë të jetës.
Ky neglizhim i të rriturit, pasi vërtetë është neglizhim, pengon pikërisht atë princip të natyrës dhe njerëzores që vetja është zbulim dhe nuk mund të realizohet me eksperiencat e gatshme të të tjerëve, sidomos të të rriturve perversë.
Kujdes prindër! Do t’ju sugjeroja që t’i thuhej thjesht, marrëdhënia seksuale nuk fillon nga organi, por është një formë komunikimi që mundëson krijimin e jetës. Janë njerëzit që hynë në marrëdhënie dhe jo organet e tyre. Ato që ke parë janë bërë si filmi që nuk është i vërtetë, por e ndërtojnë pjesë pas pjese, siç e ka menduar regjisori.
Dashuria është një gjë shumë e çmuar dhe duhet zbuluar sa më bukur. Ti je duke u rritur dhe natyrisht që ndjen brenda vetes efektet e kësaj rritje, si kurioziteti për veten, prekjen e zonës gjenitale dhe nuk ke nevojë të shikosh ca njerëz të tjerë, që shtiren sikur bëjnë dashuri.
Mos e bëj këtë gjë se të prish gjithë magjinë e vetes dhe të dashurisë. Ajo është një gjë që zbulohet hap pas hapi dhe jo duke parë të tjerët.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...