Më 2 shtator të këtij viti, të gjithë baballarët e Australisë kanë festuar ditën e tyre. Një festë e cila ngjall jo pak gëzim, ka qenë një ndër ditët më të vështira për babain e tre fëmijëve Brad Kearns. Ndonëse një baba i lumtur, Kearns mbante në zemër një pikëllim prej disa vitesh. Humbja e djalit të parë ishte një përvojë shpirtcopëtuese për këtë baba, por realizimi i tatuazhit që shihni në foto i dhuroi paqen e munguar këtij babai.
Në një letër në rrjetin social Facebook ai ka ndarë me të gjithë brengën e tij.
“A ju kujtohet hera e parë që keni prekur duart e fëmijës suaj? Ato duar rreth qafës sime i kam si një përqafim të përjetshëm. Kjo është dora e djalit tim të parë. Emri i tij ishte Buddy. Që prej lindjes së tij unë isha një baba. Fakti që ne nuk mundëm ta merrnim në shtëpi, nuk ndryshon asgjë. Fakti që unë munda ta mësojë kurrë të gjuajë një top, nuk ka rëndësi. Ai ishte djali im, ai më bëri baba për herë të parë. Vetëm pas këtij tatuazhi gjeta paqe. E kam Buddyn me vete e mbaj në krahë e ai nuk i heq krahët nga qafa e babit”
Brad Kearns shpreson që historia e tij do të ndihmojë për të rritur ndërgjegjësimin e vdekjeve foshnjore dhe për të inkurajuar të tjerët për të diskutuar traumat e humbjes së një fëmije./living.al
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...