Kjo është kulla Eiffel më e larta në botë, e ndërtuar me shkrepëse. Ajo është 7.19 metra e lartë dhe është vlerësuar me rekordin botëror të Guinness, duke thyer rekordin e 2009.
Libri i rekordeve, fillimisht nuk e vlerësoi punën e francezit Richard Plaud, duke pretenduar për llojin e shkrepses që është përdorur.
Por këtë fillim shkurti, Guinness vërtetoi zyrtarisht se kulla Eiffel me shkrepëse e Plaud, është më e larta në llojin e saj.
“Është shumë emocionuese, dua të them, për tetë vjet gjithmonë kam menduar se po ndërtoj strukturën më të lartë me shkrepëse. Dhe në fund të këtyre tetë viteve, vendimi fillestar i marrë nga Libri i rekordeve.
Më dukej shumë i rreptë, mizor dhe e ndjeva se ishte e pakuptueshme, sot unë jam në majë të kullës sime sonte”, tha ai në një intervistë online nga shtëpia.
Plaud shpenzoi 4200 orë gjatë tetë viteve për të ndërtuar modelin e tij të ndërtuar nga më shumë se 706.000 shkrepëse dhe 23 kilogramë ngjitës për ndërtimin e monumentit të famshëm ikonik parizien./A2CNN
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...