Një francez që kaloi tetë vjet duke ndërtuar një model të Kullës Eifel me shkrepëse 7,19 metra të gjatë është përfshirë në Rekordet Botërore Guinness.
Rekordet Botërore Guinness hodhën poshtë më parë punën e Richard Plaud, një 47-vjeçar nga një qytet i vogël në Francën perëndimore, për shkak të llojit të shkrepës së përdorur për të ndërtuar modelin duke e lënë të zhgënjyer krijuesin.
Por Guinness vërtetoi zyrtarisht se kulla Eiffel me shkrepëse e Plaud është më e larta në llojin e saj.
“Po, Guinness, në fund, pranoi të vlerësojë dhe njohë punën time duke e cilësuar atë si strukturën më të lartë të shkrepëseve në botë. Është një lajm shumë i mirë për mua, sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin. Vendimi fillestar i marrë nga Guinness më dukej shumë i rreptë, pasi harxhova kaq shumë energji dhe për një moment mendove se ëndrrat e mia m’u hodhën poshtë. Nuk isha në gjendje të ribëja të njëjtën gjë.”
Ai shpenzoi 4,200 orë gjatë tetë viteve për të ndërtuar modelin. Përdori më shumë se 706,000 shkrepse dhe 23 kilogramë ngjitës për të ndërtuar monumentin e famshëm ikonik parizien.
Plaud më pas e vendosi atë në ekspozitë dhe kontaktoi Librin e Rekordeve Botërore Guinness, i bindur se do të kapërcejë rekordin e mëparshëm, të mbajtur që nga viti 2009 nga libanez Toufic Daher për Kullën Eiffel me shkrepëse 6.53 metra.
Edhe pse puna e tij u refuzua në fillim, ai bëri disa rregullime në bazën e monumentit ikonik. Por Mark McKinley, drejtor i shërbimeve të Rekordeve në Guinness, tha se trupi i Kullës Eiffel ishte mjaft i rënduar me shkrepëse dhe ngjitës por gjithsesi në fund sipas tij Plaud ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Ne jemi vërtet të entuziazmuar. Jemi në gjendje të shikojmë përkushtimin që është bërë për ndërtimin e saj dhe kjo është absolutisht e pabesueshme.”
Plaud shpreson të vendosë kullën e tij në ekspozitë në Paris për Lojërat Olimpike që mbahen në korrik të këtij viti./Klan News
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës