Kujtimet e humbura mund të rizgjohen tek të sëmurët me alzheimer dhe ndihma për këtë vjen nga lazerët.Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Columbias pretendon se kujtimet në fakt nuk zhduken, thjesht bëhet më e vështirë që të mbërrish deri tek ato.
Kërkuesit morën dy grupe minjsh, një me prirje për sëmundje të tilla e tjetri jo dhe pas testeve të memories, zbuluan se neuronet e lidhura me kujtesën arrijnë të stimulohen me lazer duke risjellë në mendje informacione që konsideroheshin të zhdukura.
Eksperimenti ushqen shpresat se metoda mund të funksionojë edhe mbi të sëmurët me alzheimer, për të cilët deri tani mendohej se sëmundja ua fshinte krejtësisht kujtimet. Por të dhënat e reja tregojnë se kujtimet e humbura mund të rizgjohen përmes aktivizimit artificial të neuroneve ku ato janë depozituar, informon top channel.
Alzheimeri është një sëmundje progresive e trurit që prek zakonisht personat e moshës së mesme apo të thyer, duke i shkatërruar kujtesën dhe funksione të tjera bazike.
Ajo përbën llojin më të shpeshtë të demencës dhe probleme të ndryshme mendore. Simptomat e para janë boshllëqet e memories që vijnë dalëngadalë në përkeqësim, duke ia bërë të vështirë të sëmurit jetesën normale. Edhe pse ilaçet mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës, për alzheimer-in nuk ka shërim të plotë.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...