Për 43-vjeçaren amerikane Julie Broude, ishte kthyer në një ritual të përditshëm të ndalej në kopsht për të kundërmuar aromën e trëndafilave, megjithatë nuk e kishte marrë kurrë me mend që një gjest kaq banal në dukje, mund ta çonte drejt vdekjes.
Gruaja nga Massachusetts po përpiqej të varte diçka në pemë, kur papritmas ndjeu disa gjemba që i përshkuan kofshën e djathtë. Nuk ndjeu asnjë dhimbje, edhe pse pas këtij shpimi rastësor fshihej një ndër bakteret më të rrezikshme në botë, Clostridium septicum. Ky bakter gjendet kryesisht në tokë dhe është përgjegjës për shfaqjen e infeksioneve të rënda të gjakut.
Për Julie gjërat do të shkonin normalisht derisa një ditë do të kishte dhimbje të forta, paaftësi për të lëvizur dhe do të vinte re disa shenja në lëkurë. Pasi u paraqit në spital, gruaja amerikane u diagnostikua me ‘’necrotising fasciitis’’, një infeksion shumë i rëndë i la thuajse të hapur gjysmën e kofshës dhe këmbës. Pas dy muajsh kujdesi intensiv, mjekët arritën të neutralizonin infeksionin që praktikisht po i gllabëronte indin muskulor dhe e shpëtuan nga amputimi.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...