Ai është një metal që përdoret ende në prodhimin e bizhuterive. AP raporton mbi hulumtimet e tyre janë bazuar gjatë testimit të bizhuteritë e shitura në dyqane të njohura amerikane.
Në bizhuteritë e ekzaminuara janë gjetur se përmbajnë 40 deri në 100 për qind kadmium, ndërsa në bizhuteritë e fëmijëve përqindja e lejuar në Kaliforni që ka rregullat më të rrepta në krahasim me pjesën tjetër të vendit është 0.03 për qind.
Gëlltitja ose thithja e kadmiumit mund të çojë në dëmtime të veshkave dhe osteoporozën, thonë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas tyre, përdorimi i kadmiumit bëhet për shkak se bizhuteritë dalin në treg me një çmim më të lirë.
Bizhuteri më të shtrenjtë janë prej ari, argjendi ose platini dhe variante më të lira përmbajnë nikel që mund të shkaktojnë reaksione alergjike, si dhe plumbi ose kadmiumi.
Rritja e përdorimit të kadmiumit mund të jetë rezultat i shmangies së plumbit që është toksik, kështu që prodhuesit kinezë kanë zëvendësuar plumbin me kadmium edhe më të dëmshëm, transmeton KosovaPress.
Kadmiumi rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave dhe eshtrave, sidomos te fëmijët, pasi ata vendosin lodrat në gojë, dhe kjo është mënyra më e lehtë për të hyrë në trup. Të rriturit e bëjnë më rrallë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë rrezik pasi prekin bizhuteri me duar.
Qendra për Shëndetin e Mjedisit thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar gjithçka që po shitet. Moda është transformuar në mënyrë të shpejtë, stilet po ndryshojnë me shpejtësi. Për të zvogëluar shpenzimet, kompanitë po zgjedhin produkte të lira dhe nuk bëjnë kontroll të cilësisë, thonë ekspertët.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...