Sezoni i festave të fundvitit është pothuajse prezent. Dhe gjatë kësaj kohe, në disa vende në botë konsumohen edhe shumë pije alkoolike.
Një website ka bërë një studim rreth asaj se sa, përkatësisht cilat vende shpenzojnë më së shumti në alkool, gjegjësisht verë, përcjell Telegrafi.
Sipas rezultateve, përgjithësisht, evropianët shpenzojnë më së shumti në verë, ku shumica shpenzojnë rreth 60 deri në 500 euro në vit.
Në këtë drejtim, është nxjerrë në pah rezultati se zviceranët janë shpenzuesit më të mëdhenj, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, me rreth 600 euro për person, në vit.
Më poshtë ua sjellim disa nga shpenzuesit më të mëdhenj dhe më të vegjël në botë:
Top pesë vendet me shpenzimet më të vogla në botë (për person, gjatë vitit)
Zvicra: £505.50
Ishujt Cayman: £457.75
Ishujt Falkland: £451.76
Aruba : £403.26
Ishulli Norfolk: £372.67
Ndërkaq më poshtë ua sjellim edhe pesë vendet me shpenzimet më të vogla në botë (për person, gjatë viti)
Etiopia: £2
India: £7
Burundi: £8
Turkmenistani: £9
Nepali: £12
Gjithsesi në këtë hartë nuk ka mbetur pa u përmendur edhe vendi ynë, Kosova, ku thuhet se bën pjesë në vendet me shpenzime më të vogla në botë, dhe më së paku në Evropë.
Sipas këtyre të dhënave, vlerësohet se kosovarët shpenzojnë hiq më shumë se 60 funte për person në vit.
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...