Kryhet me sukses transplantimi i parë i kokës së njeriut

15:10 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Është kryer transplantimi i parë në një kufomë në Kinë, sipas profesorit italian Sergio Canavero.

Gjatë operacionit 18-orësh, ekspertët kanë demonstruar që është e mundur të rilidhin suksesshëm shpinën, nervat dhe venat e gjakut në një kokë të prerë, transmeton portali arbresh.info

Një operacion i ngjashëm në një njeri të gjallë do të ndodh së shpejti, pretendon profesori kontrovers.

Procedura është kryer nga një ekip të udhëhequr nga Dr Xiaoping Ren, i cili vitin e shkuar kishte vendosur një kokë në trupin e një majmuni.

Duke folur në një konferencë shtypi profesori Canavero ka thënë: “Për shumë kohë natyra na ka diktuar rregullat e saja neve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme