Krijesa pa sy e shfaqur në bregdetin australian lë “gojë hapur” shkencëtarët

23:21 | 8 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një grua ka parë një krijesë misterioze pa sy në një plazh në Australi.

Kjo kafshë ka habitur edhe shkencëtarët, pasi ata nuk kanë në gjendje të përcaktojnë llojin e saj, transmeton portali arbresh.info

Chery Simmons nga Australia ishte duke ecur në një plazh në Queensland, në verilindje të vendit, kur ka zbuluar kafshëm misteriose të shtrirë përskaj gjirit.

Fillimisht ajo ka menduar se kafsha ishte një dru i hedhur nga valët, por kur është ofruar ka parë një kafshë të frikshme dhe çuditshme.

Menjëherë ajo ka informuar autoritetet lokale, të cilën janë përkujdesur për kafshën.

Zyrtarët kanë deklaruar se kafsha mund të ketë ngordhur, por shkencëtarët nuk e besojnë një gjë të tillë, ndërsa kanë filluar hulumtimet rreth zbulimit të këtij misteri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme