Shkencëtarët paralajmërojnë se pylli i lashtë, që konsiderohet të jetë krijesa më e madhe e gjallë e vetme në botë, po vdes, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet për ta ruajtur.
Pando Aspen është një hapësirë e madhe prej 40,000 pemësh, nga të cilat të gjitha pemët janë klone me përbërje identike gjenetike, që do të thotë se ato konsiderohen si një qenie.
Besohet se kjo koloni ishte 80,000 vjeçare. Njohur gjithashtu si gjiganti i zymtë dhe ky pyll është kandidati për organizmin më të vjetër në botë.
Këto pemë që vijnë nga një ‘prind klon’ nëntokësor mbulojnë 43 hektarë të pyjeve Fishlake në shtetin amerikan të Utah-s.
Përkundër përpjekjeve të mëdha, shkencëtarët mendojnë se kjo mrekulli natyrore që zgjati për mijëra vjet, nuk do të mbijetojë disa dekada për shkak të aktivitetit njerëzor.
“Pando ndoshta ka ekzistuar për mijëra vjet, por nuk kemi asnjë mënyrë për të përcaktuar me saktësi moshën e saj, por tani ajo po shkatërrohet para syve tanë”, tha shkencëtari i mjedisit në Universitetin e Juta, profesor Paul Rogers.
Pas një analize të saktë të gjendjes së pyjeve Pando, profesor Rogers dhe kolegu i tij Darren McAvoy ekzaminuan një fotografi 72-vjeçare nga ajri që zbuloi një rënie të përhershme në gjendjen e pyllit. Ndërsa njerëzit u përhapën në pyll, gradualisht pemët u zvogëluan, duke dëmtuar disa zona që kurrë nuk u shëruan tërësisht.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor