Një krater gjigand që u formua pas rënies së një meteori në Tokë, është zbuluar thellë nën shtresën e akullit në Greenland.
Gryka e gjërë e 31 kilometrash u zbulua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që besonin se ishte shkaktuar nga një meteor “i rrallë” që goditi Tokën pak para 12 mijë vjetësh, transmeton portali arbresh.info
Dëshmitë sugjerojnë se krateri u formua kur një meteor hekuri në një kilometër të gjerë depërtoi shtatë kilometra në koren e Tokës.
Që atëherë ajo ka qëndruar e varrosur nën akullin e trashë në veriperëndim të Greenland.
Është hera e parë që një krater me një madhësi të tillë është gjetur nën shtresat e akullit kontinental të Tokës.
Shkencëtarët thanë se ndikimi mund të kishte “ndryshuar në mënyrë drastike klimën dhe çoi në pasoja të rënda për jetën në Tokë në atë kohë”. Studimi, i udhëhequr nga studiues nga Qendra për Gjeogjenetikë në Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës dhe Universitetin e Kopenhagës, u botua në revistën Science Advances.
Krateri ishte zbuluar së pari në korrik të vitit 2015, më pas skuadra inspektoi akullnajën nga ajri dhe përdori matjet më të fundit të radarëve të akullit, ku edhe zbuloi kraterin që është i madh sa Parisi./arbresh.info/
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë