Google ADS

Kosovari e shndërron Mitsubishin e vjetër në ‘Lamborgini’

08:52 | 28 Tetor 2016
Arbresh.info

Me imagjinatën e vet krijuese, ai e ka realizuar ëndrrën: Një djalë nga Kosova dëshironte një makinë sportive. Por meqë nuk i kishte paratë e mjaftueshme për të pasur një Lamborgini, ai e ndërton vet një të tillë. Një Mitsubish të vjetër ai arrin ta shndërrojë në një “Lamborgini”, shkruan welt.de, përcjell “albinfo.ch”.

“Secili ka dëshirë që të ketë një veturë të shtrenjtë. Por për pamundësinë time, pasi kjo veturë është shumë e shtrenjtë për ta blerë, jam munduar të bëj një të ngjashme”, thotë ai në një kronikë të publikuar nga “welt.de”

Ndërkohë sipas informacioneve të “albinfo.ch” personi në fjalë është Driton Selmani, djaloshi nga Gjilani i cili njihet për pasionin e tij të madhe që ka ndaj veturave.

driton_selmani_lamborgini_51477633354

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme