Specialistët nënvizojnë rëndësinë e konsumimit të qumështit dhe kosit. Duke u bërë thirrje nënave, ata pohojnë se kosi i përgatitur në shtëpi është një mbrojtës i mirë ndaj sëmundjeve.
Duhen kërkuar rrugë alternative për ta mësuar fëmijën me kosin dhe për ta bërë këtë mund të përdoren pekmezi, mjalti dhe frutat.
Kosi i zënë në shtëpi është më efektiv se kosi i gatshëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve.
Duke marrë parasysh faktin se fëmijët janë në një proces rritjeje dhe zhvillimi, atyre u duhen ndaluar pijet e gazuara. Dhalli zëvendëson shumë mirë konsumimin e pijeve të gazuara duke nënvizuar vlerat e kosit i cili është lënda bazë e saj.
Ka vende të ndryshme në Evropë dhe SHBA të cilat e konsumojnë kosin si një vakt më vete për një jetë më të shëndetshme. Ndërsa te ne kosi preferohet të konsumohet në shoqërinë e ndonjë gjelle.
Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në mësimin e fëmijëve me konsumimin e kosit. Ai është një burim i mirë proteinash dhe ka një strukturë e cila është burim kalciumi dhe një masë mbrojtëse ndaj infeksioneve të zorrëve dhe atyre urinare.
Për të mësuar fëmijët me kosin mund të përdorni frutat, mjaltin ose pekmezin.
Mund të konsumohet dhe kosi i gatshëm të cilin mund ta gjejmë lehtë në treg, por kosi i përgatitur në shtëpi është dy hapa para përsa i përket mbrojtjes së trupit nga sëmundjet.
Fara e kosit e përdorur në fabrikë nuk është e njëjtë me atë të shtëpisë. Por duke marrë parasysh faktin se brezi i ri sa vjen e largohet nga tradicionalja dhe nuk ia ka idenë sesi zihet kosi, ne nuk i themi “jo” kosit të gatshëm.
Krahas kësaj, konsumimi i qumështit nga fëmijët është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Veçanërisht fëmijët mbi 7 vjeç duhet të pinë të paktën dy gota qumësht në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para se të flenë. /Telegrafi/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...