Google ADS

Korbat janë jashtëzakonisht të zgjuar, dhe ja ku i keni provat shkencore

14:26 | 5 Shtator 2017
Trina Galanxhi
  1. Korbat bëjnë planifikime

Korbat e dinë mirë se si do t’i shpëtojnë një dite me shi, ose se si do t’ju shkojë dita tjetër.

Një grup shkencëtarësh në Suedi, kanë ardhur në përfundim se korbat janë të jashtëzakonshëm në planifikimin e të ardhmes dhe kanë sjellje normale kur vjen puna te ruajtja e ushqimit.

Detyra e parë përfshinte trajnimin e korbave për të lëshuar një kuti poshtë një tubi për të marrë një trajtim. Më pas zogjëve në një tabaka u prezentuar tuba metalike, topa, rrota dhe një maikë lodër. Duke pasur parasysh një vonesë prej 15 minutash ndërmjet zgjedhjes së objektit dhe dhënies së qasjes në kutinë e trajtimit, korbat ishin të suksesshëm 86 për qind të kohës. Kur ka pasur një vonesë prej 17 orësh, shkalla e suksesit të tyre arriti në 88 për qind, transmeton portali arbresh.info

Një detyrë tjetër përfshinte tregtimin e një shenje. Këtu korbat janë trajnuar për të shkënbyer një shenjë të  veçantë për të marrë një trajtim nga një njeri. Atyre u ofrohej një tabaka me sende të largëta. Zogjtë duhet të zgjedhin dhe të ruajnë objektin për përdorim të mëvonshëm dhe ata vepruan ashtu sikurse u kërkuan shkëncëtarët.

  1. Korbat mund të mbajnë gjurmët e statusit social

Korbat përdorin një strategji nëse duan të braktisin grupin dhe t’i bashkohen një grupi tjetër. Studiuesit kanë zbuluar këtë duke eksprimentuar me gjuhën që përdorin korbat mes vete, bisedë e cila ndryshon renditjen shoqërore që është në dijeni të subjektit. Ata kanë gjetur se korbat i kushtojnë vëmendje të veçantë bisedës dhe një gjë të tillë e shfaqin përmes lëvizjes së kokës dhe trupit. Thjesht, ata nuk presin që një zog i rangut të ulët të tregojë nivel më të lartë. Hirearkia e tyre dominon me një saktësi të paparë. Me pak fjaë, korbat kanë një tru diplomatik.

  1. Korbat mbajnë në mend fytyrën e njerëzve

Hulumtuesit kanë eksprimentuar me korbat, duke vendosur maska. Eksperimenti i kryer me me një gjel dhe me maska si kokë gjeli, ka gjetur se korbat dinin të dallonin së ku përdorej maska. Por kjo nuk përfundon me kaq, sepse korbat u tregonin edhe korbave tjerë se cili ishte përsoni i maskuar.

  1. Korbat mund të zgjidhin puzzles

Korbat kanë një aftësi të pabesueshme për zgjidhjen e problemeve. Në disa eksperimente, atyre u shfaqeshin disa mistere, të cilat ia dilnin t’i zgjidhnin me shpejtësi. Shkencëtarët zbuluan se korbat janë në gjendje të shqyrtojnë situatën brenda 30 minutave, pa asnjë gjykim dhe gabim.  Shkencëtarë kanë gjetur se ata jo vetëm që mund të zgjidhin puzzles, por mësojnë shpejt nga përvoja e kaluar për të ndërtuar konkluzionet e tyre. Korbat kanë aftësi të jashtëzakonshme të strategjisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme