Cyrihu është një nga qytetet më të shtrenjta në Evropë dhe në botë, madje për shumë shpenzime e mban vendin e parë ose është në top-5.
Për prerjen e flokëve është në vendin e tretë në botë për meshkuj, shkruajnë mediat zvicerane.
41 dollarë kushton për të prerë flokët në Cyrih, dhe më shtrenjtë është vetëm në Kopenhagë dhe Oslo me 48, përkatësisht 45 dollarë.
Në Nju Jork dhe Boston kushton 28 dollarë, derisa 14 kushton në Shangai. Por, sigurisht se meshkujt janë shumë me fat se gratë. Për të prerë flokët gratë në Cyrih duhet të paguajnë 74 dollarë, kurse 90 në Gjenevë. Më së shtrenjti është në Nju Jork, 210 dollarë.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë