Të hash cokollatë gjithë ditën dhe të paguhesh për të tingëllon si një ëndërr. Tashmë të gjithë të dashuruarit pas cokollatës mund ta bëjnë realitet ëndrrën.
Kompania “Nutella” po kërkon për punonjës të cilët testojnë shijen e cokollatës në mënyrë që të ndihmojnë në përbërjen e cokollatës së shijshme me lajthi.
Shijuesit, të njohur si “juria e shijes”, u kërkohet të testojnë kakaon, lajthinë dhe përbërës të tjerë që përdoren për cokollatën.
Aplikantët e suksesshëm marrin një kurs trajnimi tre mujor që do t’i ndihmonte ata të mësonin rreth shqisave dhe të përmirësonin aftësinë e komunikimit për të dhënë gjykime mbi produktet, shkruan Get Surrey.
Puna për këtë pozicion zgjat 4 orë në dy ditë, kështu që do të mund të punoni dhe në një punë tjetër.
Problemi i vetëm është se duhet të qëndroni në Alba, një qytet i vogël në Itali. Pra nëse e fitoni vendin e punës duhet të zhvendoseni atje.
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...