Në Korenë e Jugut, ” Sooam Biotech Research Foundation” premton t’ju kthejë qenin e ngordhur për 100 mijë dollarë.
Kompania është e specializuar në klonimin e kafshëve për studim sëmundjesh, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë në klonimin e qenve, për të cilën kanë marrë 800 porosi deri më sot.
Procesi nis duke futur qenin e ngordhur në frigorifer. Pas pesë ditësh i mbajtur aty, i kopjojnë ADN-n e qelizave. Qelizat vendosen më pas në vezë të dhuruara që u është hequr ADN-ja origjinale.
Embrioni vendoset në një qen femër që do ta mbartë gjatë shtatzënisë, por dikush duhet ta dojë shumë qenin, pasi i gjithë procesi kushton shumë.
Kompania është duke bashkëpunuar për rikthimin në jetë të mamuthëve siberianë.
Nëna që do të mbartë embrionin e qenit të ngordhur bëhet gati për procedurën.
Qelizës së vezëve të dhuruara u hiqet ADN origjinale, u vendoset ajo e qenit tuaj.
Shkencëtari korean Huang Vu-Suk duke vendosur embrionin tek një nënë surrogato.
Pavarësisht çmimit 100 mijë dollarë, kanë marrë porosi nga e gjithë bota.
Qentë e klonuar mbahen nën vëzhgim në Seul.
Sooam Biotech merret me klonime kafshësh të ndryshme për blegtori, por famën e morën me qentë.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...