Kol Gjok Deda lindi në fshatin Manati të bajrakut me të njëjtin emër, njëri prej 12 bajrakët e Mirditës.
Lindi në një familje me tradita patriotike, shtëpia e Ndocajve, e cila bënte pjesë ndër shtëpitë e para në bajraket e Malësisë së Lezhës, e cila mbante titullin e vojvodës. Familja e Gjok Dedës ka qenë një bazë e rëndësishme dhe mbështetëse e luftërave të mirditorëve kundër pushtuesve. I ati, Gjok Deda, ishte pjesë e luftëtarëve mirditorë, që morën pjesë në mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, të prirë nga kapedani Preng Bib Doda, ku dhe dha jetën në luftime, në Tuz, në vitin 1880, ku koka e tij përfundoi në tepsi tek Krajl Nikolla.
I rritur në këtë familje patriotike, Kol Gjok Deda, që në moshë të re merr pjesë me armë në dorë në luftë kundër pushtuesve turq.
Pati një kontribut të spikatur gjatë kryengritjeve të viteve 1911-1912.
Më 11 maj 1912, merr pjesë në kuvendin e Zejmenit, ku pati përfaqësues nga 12 bajraket e Mirditës, Bregu i Matës dhe Kurbini. Më 25 maj 1912 ishte ndër organizatorët e kuvendit të Manatisë. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan disa luftime kundër pushtuesve, forcat kryengritëse të 12 bajrakeve të Mirditës drejtoheshin nga Preng Marka, Prenga i Oroshit dhe Kol Toma i Velës.
Të mbështetur nga vullnetarë nga Lura, Dibra e Mati, kryengritësit mirditorë sulmuan Lezhën, arritën ta çlironin dhe të ngrinin flamurin kombëtar. Por në mungesë të armatimeve, pasi një anije me armë që u ishte premtuar nga aleatët nuk erdhi, u detyruan që të tërhiqeshin dhe të zinin vijën Kreshtë-Gomsiqe.
U zhvilluan luftime të ashpra në Gomsiqe, Rraboshte, Kallmet, prej Vaut të Dejës në Grykë të Gjadrit, në Kreshtë e deri në malin e Velës, në të gjitha shpatet që ndanin Mirditën nga Zadrima. U zhvilluan luftime të ashpra në Pllane, Breg të Matës, etj.
Më 1 gusht 1912, merr pjesë në kuvendin e Rubikut. Në këtë kuvend morën pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e veriut, si nga 12 bajraket e Mirditës, Kurbini, Bregu i Matës, Zadrima, Lezha, Shkodra, Kruja e Tirana.
Tri ishin çështjet me rëndesi kombëtare, që u shqyrtuan në Kuvendin e Rubikut.
1. Zgjedhja e delegatëve për në kuvendin kombëtar të Shkupit, në të cilin do të hartohej Statuti (Kushtetuta) i Shqipërisë autonome.
2. Formulimi i një projekt-statuti për këtë qëllim.
3. Qëndrimi i shqiptarëve ndaj autoritetit osman deri në kthimin e delegatëve.
Mbështeti me të gjitha forcat shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë.
Në ditët e para të dhjetorit 1912, u ngrit flamuri kombëtar në Lezhë, nga Kol Toma i Velës, Frrok Ded Kola i Kashnjetit, Gjeto e Ded Coku të Bregut të Matës, Kol Gjok Deda i Manatisë, etj.
Më 8 korrik 1919, mori pjesë në kuvendin e Kallmetit, ku pati përfaqësues nga 12 bajrakët e Mirditës.
Në kuvend u nënshkrua një protestë drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, kundër pretendimeve shoviniste jugosllave për pushtimin e Shkodrës.
Kol Gjok Deda vdiq, duke lënë një emër të mirë e të nderuar në Malësinë e Lezhës e më gjerë./konica.al/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...