Kodohet një film në ADN-në e bakteres

09:16 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Një imazh dhe film i shkurtër janë koduar në ADN, duke përdorur njësite të trashëgimisë si një medium për ruajtjen e informacionit.

Duke përdorur një mjet për redaktimin e gjenomit të njohur si Crispr, shkencëtarët amerikanë vendosën një gif – pesë korniza të një kalë që kërcen – në ADN-ne e baktereve, transmeton portali arbresh.info.

Pastaj ekipi ndoqi ADN-në bakteriale për të rifituar gifin dhe imazhin, duke vërtetuar se mikrobet kishin përfshirë të dhënat siç duhej.

Rezultatet shfaqen në revistën Nature.

Për eksperimentet e tyre, ekipi nga Universiteti i Harvardit në Kembrixh të Massachusetts përdori një imazh të një dore njerëzore dhe pesë korniza të kalit Annie G të kapur në fund të shekullit të 19 nga pionieri britanik i fotografisë Eadweard Muybridge./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme