Historianë të shumtë të artit dhe shkencëtarë kanë bërë me dije se disa nga pikturat më të famshme në botë kanë disa kode të fshehura.
Se cilat janë ato, zbuloni më poshtë, shkruan arbresh.info
Mona Lisa
Sipas shkencëtarëve italianë, Leonardo da Vinci, ka fshehur disa kode në pikturën e tij të njohur Mona Lisa. Silviano Vinceti, nga komiteti për trashëgimi kulturore, beson se në sytë e Mona Lisës janë të fshehura disa shkronja. Në syrin e djathtë shfaqen inicialet e piktorit “LV”, ndërsa në të majtë janë paraqiten shkronjar “B” dhe “S”, ose incialet “CE”. Harku i urës pas portretit misterioz mban numrat “72” ose një kombinim “L2”, ndërsa numri “149” dhe disa numra tjerë të padallueshëm mund të gjinden të prapavijën e portretit. Gjetja përkon me një libër të vjetër të historisë së artit në të cilën gjenden edhe simbolet tjera të fshehura në pikturë.
Barinjtë arcadian
Në vitin 1980, një burim misterioz këshilloi historianët e artit se varri i paraqitur në pikturë ishte i vërtetë dhe se prapavija e pikturës së Nicolas Poussinit mund të barte në vete një sekret mbi thesarin e Knights Templar ( ushtarët religjiozë që ishin urdhëruar të ruanin varrin e shenjtë) ose trupin e Jezu Krishtit. Henry Lincoln, Michael Baigent dhe Richard Leigh besojnë se prapavija e një kështjellë në majë të malit lidhet me varrin, ndërsa këtë binjde e forcon edhe shkrimi “Et in Arcadia ego” ( Edhe në Arcadia unë ekzistoj). Besohet se nën famullinë që ndodhet afër malit është gjetur një pergamenë në të cilët thuhet “Poussin i ka çelësat”. Në lidhje me misktën që mbart piktura, është thënë se Mbreti Luigji XIV ishte i obsesionuar për të gjetur atë dhe me fanatizëm e ka ruajtur nga sytë e të tjerve.
Darka e fundit
Besohet se Leonardo da Vinci ka fshehur një numër të madh sekretesh në pikturën “Darka e Fundit”, përfshirë edhe muzikë. Në pamjë të parë shfaqet Jezu Krishti në darkë me 12 Apostujr një natë para se të tradhëtohej dhe të kryqëzohej, por kompozitori italian Giovanni Maria Pala beson se thërmijat e bukës dhe pozicionimi i duarve shfaqin nota muzikore. Pala ka theksuar se nga analiza e bërë shfaqet se Da Vinci ka paraqitur 40 sekondat e ‘Himnit të Zotit’. Pjesa është përshkruar si një copë e errët dhe e fuqishme që ‘thekson pasionin e Krishtit’./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë