Të rrëshqasësh mbi xham në një lartësi mbi 300 metra është një aventurë fantastike, por në anën tjetër edhe mjaft e frikshme.
Në Los Anxhelos është hapur së fundmi një rrëshqitëse e vendosur midis katit të 70 dhe 69 në pjesën e jashtme të një qiellgërvishtësi dhe e gjitha është prej xhami.
Projektuesit e “Skyslide” janë shprehur se nuk përbën asnjë rrezik për vizitorët, pavarësisht trashësisë së hollë të xhamit, materiali ka aftësinë ti bëjë ballë stuhive të forta të erës, por edhe tërmeteve.
Bileta për të vizituar rrëshqitësen e për të bërë një xhiro të shkurtër në të kushton 25 dollarë. Adrenalina e lartë është e siguruar, por edhe pamja e qytetit nga një lartësi e tillë është e jashtëzakonshme, të paktën kështu janë shprehur edhe vizitorët e parë.
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...